Tash je pjesë e Learnio — Gati për të mësuar gjëra të mëdha.
Mirë se vini në Mini-Kursin e Marketingut Digjital që ofrohet nga Learnio.
Sapo keni ndërmarrë hapin e parë drejt ndërtimit të një karriere të vërtetë digjitale. Një rruge që mund t’ju ndihmojë të rriteni online, të punoni në distancë, apo edhe të nisni rrugëtimin tuaj si freelancer.

Ndiqni Mini-Kursin Më Poshtë
Çdo video është e shkurtër, praktike dhe e ndërtuar për t’ju dhënë një bazë të fortë mbi mënyrën se si funksionon marketingu digjital.
Çka është dhe si krijohet strategjia e marketingut digjital?
Në këtë mësim do të kuptosh bazat e një strategjie të suksesshme digjitale. Do të mësosh si të analizosh audiencën tënde, të përcaktosh objektivat e biznesit dhe të krijosh një plan konkret që e lidh kreativitetin me rezultatet reale. Një strategji e mirë është harta jote drejt suksesit online dhe këtu e nis rrugëtimin.
Si të hapni dhe të optimizoni rrjetet sociale?
Mëso hap pas hapi si të krijosh profile profesionale në platformat më të përdorura si Instagram, Facebook, LinkedIn dhe TikTok. Por më shumë se kaq, do të kuptosh si t’i optimizosh këto faqe që të kenë identitet profesional, dhe të jesh i gatshëm për të tërhequr klientë apo punëdhënës.
Si krijohet përmbajtja dhe kalendari i përmbajtjes?
Krijimi i përmbajtjes nuk është vetëm postim fotosh. Është një art që kërkon planifikim, konsistencë dhe kreativitet. Në këtë mësim do të mësosh si të krijosh përmbajtje që flet me audiencën tënde, si dhe si të ndërtosh një kalendar editorial që të kursejë kohë dhe të sjellë rezultate.
Krijimi i përmbajtjes përmes inteligjencës artificiale (AI)
A ke dëgjuar për ChatGPT, Canva AI apo mjete të tjera që po transformojnë botën kreative? Në këtë pjesë, mentori të tregon saktësisht si të përdorësh AI për të krijuar dizajne, postime dhe përshkrime që duken profesionale edhe nëse nuk ke shumë përvojë. Zbulo fuqinë e teknologjisë në duart e tua.

Rezervo një thirrje falas me ne
Mund të rezervoni një takim falas, pa asnjë detyrim, me Venerën — një nga këshilltaret e karrierës në Learnio.
Ky sesion i shkurtër është i përkryer nëse dëshironi:
- Të merrni këshilla të personalizuara për qëllimet tuaja në mësim apo karrierë
- Të mësoni si t’i ktheni aftësitë e reja digjitale në mundësi reale
- Të eksploroni nëse kursi i Grafik Dizajnit i Learnio është hapi i duhur për ju
Takimi është 100% falas! Pa presion, pa ofertë shitjeje. Vetëm këshilla të sinqerta për të ndihmuar në ndërtimin e së ardhmes suaj digjitale
Rrugëtimi Juaj Digjital Fillon Këtu
Ju tashmë keni marrë një hap të rëndësishëm duke u regjistruar në këtë kurs — dhe kjo është për t’u vlerësuar.
Vazhdo me ritëm:
- Shiko të gjitha mësimet dhe mbaj shënime
- Zbato menjëherë ato që mëson
- Dhe nëse je serioz për ndërtimin e një karriere kreative ose në marketing — rezervo thirrjen falas për të kuptuar hapat e radhës
Jemi të lumtur që po mësoni diçka të re me ne — mirë se vini në komunitetin Learnio!

