
She Goes Digital është projekt falas nga Learnio për gra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që duan të mësojnë Digital Marketing, të ndërtojnë portfolio dhe të përgatiten për punë, freelancing ose krijim profesional të përmbajtjes.
25 vende falas
Vetëm për gra
100% online
Fillimi i trajnimit: 25 Gusht
Aplikimet mbyllen: 1 Gusht
Për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut

Ky kurs ofrohet falas falë mbështetjes së sponsorit të projektit She Goes Digital, me qëllim që më shumë gra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të kenë qasje në aftësi digjitale që lidhen direkt me punësim, freelancing dhe pavarësi financiare.
Qëllimi nuk është vetëm të mësosh teori. Qëllimi është të fitosh një aftësi praktike që mund ta përdorësh për të punuar me biznese, për të aplikuar në punë, ose për të nisur rrugën tënde si freelancer.

Ky program është krijuar për gra që duan të ndërtojnë një aftësi të re dhe të hyjnë në tregun digjital.
Je grua nga Kosova, Shqipëria ose
Maqedonia e Veriut
Je 18+ vjeç
Të pëlqen video, kreativiteti
dhe storytelling
Dëshiron të krijosh Reels, TikTok,
YouTube Shorts ose video për biznese
Dëshiron të punosh online,
freelance ose remote
Je fillestare dhe do të
mësosh hap pas hapi
Nuk ke nevojë për studio profesionale apo eksperiencë paraprake. Mjafton përkushtimi për të mësuar dhe praktikuar.
Për t’u kualifikuar për një nga 25 vendet falas në kursin Video Editing, duhet të ndjekësh këto hapa:
Plotëso formularin e aplikimit
Ndiq Learnio në rrjete sociale
Prit konfirmimin nga ekipi ynë
Aplikimet janë të hapura deri më 15 Korrik. Trajnimi fillon më 17 Gusht.
Sot çdo biznes ka nevojë për prezencë online. Por prezenca nuk mjafton.
Bizneset kanë nevojë për njerëz që dinë të krijojnë përmbajtje, të ndërtojnë strategji, të menaxhojnë reklama, të kuptojnë audiencën dhe të matin rezultatet.
Këtu hyn Digital Marketing.
Me këtë aftësi mund të ndihmosh biznese të rriten në rrjete sociale, të shesin më shumë, të arrijnë klientë të rinj dhe të ndërtojnë identitet më të fortë online.
Gjatë kursit 3-mujor do të mësosh aftësi praktike që përdoren çdo ditë në tregun e punës.

Mëso si ndërtohet një plan marketingu për një biznes, produkt ose shërbim.

Mëso si menaxhohen platformat sociale dhe si krijohet përmbajtje me qëllim.

Mëso si shkruhen tekste, ide dhe postime që tërheqin vëmendje dhe krijojnë angazhim.

Mëso bazat e reklamimit në Facebook dhe Instagram.

Mëso si funksionojnë reklamat në Google dhe si përdoren për të arritur klientë.

Mëso si analizohen rezultatet dhe si merren vendime bazuar në të dhëna.

Mëso si të përdorësh mjete të AI për ide, përmbajtje, planifikim dhe produktivitet.

Punë praktike që mund ta përdorësh si pjesë të portfolios tënde.

Certifikatë e njohur ndërkombetarisht.


Pas kursit, mund të fillosh të ndërtosh rrugën tënde drejt roleve si:
por edhe si mund ta kthesh atë në shërbim që ofrohet për biznese.

Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrëset marrin edhe Bonus Freelancing Training, ku mësojnë si ta kthejnë aftësinë në mundësi pune.
Në këtë trajnim do të mësosh:
Qëllimi është të përgatitesh për treg, jo vetëm të përfundosh një kurs.

Kursi mbahet online, që do të thotë se mund të marrësh pjesë nga kudo: nga shtëpia, universiteti, puna ose qyteti ku jeton.
3 muaj trajnim + Bonus Freelancing Training

Kursi udhëhiqet nga mentorë të Learnio-s me përvojë praktike në marketing digjital, kampanja online, rrjete sociale, reklamim dhe punë me biznese.
Gjatë kursit, mentori/mentorja do të të udhëheqë hap pas hapi, duke të ndihmuar të kuptosh mjetet, strategjinë dhe mënyrën si këto aftësi përdoren në tregun real.
Digital Marketing Mentor

Pas përfundimit me sukses të kursit, pjesëmarrëset do të pajisen me certifikatë ndërkombëtare nga Learnio.
Kjo certifikatë mund të përdoret për CV, LinkedIn, portfolio dhe aplikime për punë ose mundësi freelance.







“Trajnimi i Marketing Dixhital në Learnio ka qenë njëkohësisht sfidues dhe shpërblyes, duke më dhënë mundësinë të zgjeroj njohuritë e mia dhe të rritem profesionalisht në fushën e marketingut dixhital.”
“Kam arrit të mesoj se si te hapi nje faqe biznesi, si te hapi apo krijoj një website siç eshte ne wix.com dhe shume gjera tjera ne Canva, wordpress etj, ku tani jam ne pergaditje te hapjes se nje biznesi personal per Marketingun Digital.”
“Kursi i Learnio m’ka ndihmu me mësu gjëra të reja që s’i kisha ditë më parë. Mentori ka qenë shumë i qartë dhe gjithmonë i gatshëm me ndihmu. Jam shumë i kënaqur me këtë përvojë.”
“Kursi learnio eshte mjafte nje kurs i organizuar mire , edhe po me ndihmon ne disajnin e ndryshem te webfaqeve, gjithashtu aty po mesoj shume gjera te ndryshe edhe per dizajnimin e aplikacionev.”
“Learnio më hapi një derë të re në botën e teknologjisë dhe dizajnit. Para kursit nuk e kisha idenë nga t’ia filloja, por gjithçka ishte e shpjeguar qartë dhe me mbështetje të vazhdueshme nga mentorët.”

Nëse ke menduar të mësosh një aftësi digjitale, të punosh nga kudo, të fitosh më shumë pavarësi dhe të ndërtosh karrierë në Digital Marketing, ky është momenti yt.
She Goes Digital është projekt falas, por vendet janë të limituara.
Aplikimet mbyllen më 1 Gusht. Kursi fillon më 25 Gusht.