Mëso Digital Marketing FALAS dhe ndërto aftësi që mund të të sjellin punë nga kudo

She Goes Digital është projekt falas nga Learnio për gra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që duan të mësojnë Digital Marketing, të ndërtojnë portfolio dhe të përgatiten për punë, freelancing ose krijim profesional të përmbajtjes.

25 vende falas

Vetëm për gra

100% online

Fillimi i trajnimit: 25 Gusht

Aplikimet mbyllen: 1 Gusht

Për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut

Një mundësi reale për gratë që duan të hyjnë në botën digjitale

Ky kurs ofrohet falas falë mbështetjes së sponsorit të projektit She Goes Digital, me qëllim që më shumë gra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të kenë qasje në aftësi digjitale që lidhen direkt me punësim, freelancing dhe pavarësi financiare.

Qëllimi nuk është vetëm të mësosh teori. Qëllimi është të fitosh një aftësi praktike që mund ta përdorësh për të punuar me biznese, për të aplikuar në punë, ose për të nisur rrugën tënde si freelancer.

Ky kurs është për ty nëse…

Ky program është krijuar për gra që duan të ndërtojnë një aftësi të re dhe të hyjnë në tregun digjital.

Je grua nga Kosova, Shqipëria ose
Maqedonia e Veriut

Je 18+ vjeç

Të pëlqen video, kreativiteti
dhe storytelling

Dëshiron të krijosh Reels, TikTok,
YouTube Shorts ose video për biznese

Dëshiron të punosh online,
freelance ose remote

Je fillestare dhe do të
mësosh hap pas hapi

Nuk ke nevojë për studio profesionale apo eksperiencë paraprake. Mjafton përkushtimi për të mësuar dhe praktikuar.

Si të aplikosh?

Për t’u kualifikuar për një nga 25 vendet falas në kursin Video Editing, duhet të ndjekësh këto hapa:

Plotëso formularin e aplikimit

Ndiq Learnio në rrjete sociale

Prit konfirmimin nga ekipi ynë

Aplikimet janë të hapura deri më 15 Korrik. Trajnimi fillon më 17 Gusht.

ÇKA ËSHTË DIGITAL MARKETING?

Digital Marketing është mënyra si bizneset rriten online

Sot çdo biznes ka nevojë për prezencë online. Por prezenca nuk mjafton.
Bizneset kanë nevojë për njerëz që dinë të krijojnë përmbajtje, të ndërtojnë strategji, të menaxhojnë reklama, të kuptojnë audiencën dhe të matin rezultatet.

Këtu hyn Digital Marketing.

Me këtë aftësi mund të ndihmosh biznese të rriten në rrjete sociale, të shesin më shumë, të arrijnë klientë të rinj dhe të ndërtojnë identitet më të fortë online.

Nga strategjia deri te reklamat online

Gjatë kursit 3-mujor do të mësosh aftësi praktike që përdoren çdo ditë në tregun e punës.

Modulet kryesore:

Strategji e Marketingut Digjital

Mëso si ndërtohet një plan marketingu për një biznes, produkt ose shërbim.

Social Media Marketing

Mëso si menaxhohen platformat sociale dhe si krijohet përmbajtje me qëllim.

Content Creation

Mëso si shkruhen tekste, ide dhe postime që tërheqin vëmendje dhe krijojnë angazhim.

Meta Ads

Mëso bazat e reklamimit në Facebook dhe Instagram.

Google Ads

Mëso si funksionojnë reklamat në Google dhe si përdoren për të arritur klientë.

Analytics & Reporting

Mëso si analizohen rezultatet dhe si merren vendime bazuar në të dhëna.

AI Tools për Marketing

Mëso si të përdorësh mjete të AI për ide, përmbajtje, planifikim dhe produktivitet.

Portfolio Project

Punë praktike që mund ta përdorësh si pjesë të portfolios tënde.

Certifikimi ne Learnio

Certifikatë e njohur ndërkombetarisht.

Pas kursit, mund të fillosh të ndërtosh rrugën tënde drejt roleve si:

  • Social Media Assistant
  • Digital Marketing Assistant
  • Content Creator
  • Ads Assistant
  • Marketing Coordinator
  • SEO Assistant
  • Freelance Digital Marketer
  • Remote Marketing AssistantKy kurs të ndihmon të kuptosh jo vetëm si funksionon marketingu online,

por edhe si mund ta kthesh atë në shërbim që ofrohet për biznese.

BONUS FREELANCING TRAINING

Mëso jo vetëm si të krijosh video, por edhe si të gjesh klientë

Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrëset marrin edhe Bonus Freelancing Training, ku mësojnë si ta kthejnë aftësinë në mundësi pune.

Në këtë trajnim do të mësosh:

  • Si të ndërtosh portfolio
  • Si të krijosh CV profesionale
  • Si të prezantosh shërbimet e tua
  • Si të komunikosh me klientë
  • Si të aplikosh për punë freelance ose remote
  • Si të menaxhosh projektet e para

Qëllimi është të përgatitesh për treg, jo vetëm të përfundosh një kurs.

100% online dhe i përshtatshëm për ritmin tënd

Kursi mbahet online, që do të thotë se mund të marrësh pjesë nga kudo: nga shtëpia, universiteti, puna ose qyteti ku jeton.

3 muaj trajnim + Bonus Freelancing Training

KUSH JANË MENTORËT?

Mëso nga mentorë që e njohin tregun

Kursi udhëhiqet nga mentorë të Learnio-s me përvojë praktike në marketing digjital, kampanja online, rrjete sociale, reklamim dhe punë me biznese.

Gjatë kursit, mentori/mentorja do të të udhëheqë hap pas hapi, duke të ndihmuar të kuptosh mjetet, strategjinë dhe mënyrën si këto aftësi përdoren në tregun real.

Florient Demiri

Digital Marketing Mentor

Merr certifikatë ndërkombëtare pas përfundimit

Pas përfundimit me sukses të kursit, pjesëmarrëset do të pajisen me certifikatë ndërkombëtare nga Learnio.

Kjo certifikatë mund të përdoret për CV, LinkedIn, portfolio dhe aplikime për punë ose mundësi freelance.

Çka thonë studentët e Learnio?

25 vende falas.

Një mundësi që nuk duhet ta humbasësh.

Nëse ke menduar të mësosh një aftësi digjitale, të punosh nga kudo, të fitosh më shumë pavarësi dhe të ndërtosh karrierë në Digital Marketing, ky është momenti yt.
She Goes Digital është projekt falas, por vendet janë të limituara.

Aplikimet mbyllen më 1 Gusht. Kursi fillon më 25 Gusht.

Scroll to Top