
She Goes Digital është projekt falas nga Learnio për gra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që duan të mësojnë Video Editing, të ndërtojnë portfolio dhe të përgatiten për punë, freelancing ose krijim profesional të përmbajtjes.
25 vende falas
Vetëm për gra
100% online
Fillimi i trajnimit: 25 Gusht
Aplikimet mbyllen: 1 Gusht
Për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut

Video është bërë forma më e fuqishme e komunikimit online. Bizneset, kreatorët, organizatat dhe brendet kanë nevojë për video editorë që dinë të krijojnë përmbajtje tërheqëse, profesionale dhe të përshtatshme për rrjete sociale.
Për këtë arsye, Learnio po ofron kursin Video Editing falas për 25 gra në kuadër të projektit She Goes Digital.
Ky projekt mbështetet nga sponsori për t’u dhënë grave qasje në aftësi digjitale që mund të sjellin punë, freelancing, klientë dhe më shumë pavarësi financiare.

Ky kurs është për gra që duan të mësojnë një aftësi kreative dhe praktike, edhe nëse nuk kanë eksperiencë të mëparshme në editim.
Je grua nga Kosova, Shqipëria ose
Maqedonia e Veriut
Je 18+ vjeç
Të pëlqen video, kreativiteti
dhe storytelling
Dëshiron të krijosh Reels, TikTok,
YouTube Shorts ose video për biznese
Dëshiron të punosh online,
freelance ose remote
Je fillestare dhe do të
mësosh hap pas hapi
Nuk ke nevojë për studio profesionale apo eksperiencë paraprake. Mjafton përkushtimi për të mësuar dhe praktikuar.
Për t’u kualifikuar për një nga 25 vendet falas në kursin Video Editing, duhet të ndjekësh këto hapa:
Plotëso formularin e aplikimit
Ndiq Learnio në rrjete sociale
Prit konfirmimin nga ekipi ynë
Aplikimet janë të hapura deri më 15 Korrik. Trajnimi fillon më 17 Gusht.
Nëse sheh Reels, TikTok, YouTube Shorts, reklama ose video të bizneseve, duhet ta dish një gjë: dikush i
ka krijuar dhe edituar ato.
Video Editing nuk është vetëm prerje videosh. Është ritëm, emocion, muzikë, tekst, ngjyra, storytelling dhe aftësi për të mbajtur vëmendjen e audiencës.
Në një botë ku çdo biznes ka nevojë për video, kjo aftësi po bëhet gjithnjë e më e kërkuar.
Gjatë kursit 3-mujor do të mësosh aftësi praktike që përdoren në krijimin e videove për rrjete sociale, reklama, biznese dhe portfolio.

Mëso si funksionon procesi i editimit nga fillimi deri në eksportim.

Mëso si të tregosh një histori përmes pamjeve, ritmit dhe strukturës.

Mëso si krijohen video të shkurtra për platformat më të përdorura.

Mëso si përdoret muzika, zëri dhe sound effects për ta bërë videon më tërheqëse.

Mëso si shtohen titra dhe tekste dinamike që rrisin shikueshmërinë.

Mëso si përmirësohen ngjyrat që video të duket më profesionale.

Mëso si përdoren efektet pa e mbingarkuar videon.

Mëso si të përdorësh mjete të AI për ide, përshpejtim të procesit dhe krijim të content-it.

Ndërto projekte praktike që mund t’i përdorësh për portfolio.


Pas kursit, mund të fillosh të ndërtosh rrugën tënde drejt roleve si:
Këto aftësi mund t’i përdorësh për të punuar me biznese, kreatorë, agjenci marketingu, organizata ose klientë online.

Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrëset marrin edhe Bonus Freelancing Training, ku mësojnë si ta kthejnë aftësinë në mundësi pune.
Në këtë trajnim do të mësosh:
Qëllimi është të përgatitesh për treg, jo vetëm të përfundosh një kurs.

Kursi mbahet online, që do të thotë se mund të marrësh pjesë nga kudo: nga shtëpia, universiteti, puna ose qyteti ku jeton.
3 muaj trajnim + Bonus Freelancing Training

Kursi udhëhiqet nga mentorë të Learnio-s me përvojë në video editing, content creation, social media content dhe krijim të videove për klientë realë.
Mentori/mentorja do të të udhëheqë gjatë procesit të mësimit, duke të ndihmuar të kuptosh editimin, storytelling, ritmin, teknikat kreative dhe si të ndërtosh portfolio me projekte praktike.
Video Editing Mentor

Pas përfundimit me sukses të kursit, pjesëmarrëset do të pajisen me certifikatë ndërkombëtare nga Learnio.
Kjo certifikatë mund të përdoret për CV, LinkedIn, portfolio dhe aplikime për punë ose mundësi freelance.








“Learnio më ndihmoi të kuptoj marketingun digjital në mënyrë praktike dhe të ndërtoj më shumë besim në aftësitë e mia.”

“Learnio më ndihmoi të kuptoj marketingun digjital në mënyrë praktike dhe të ndërtoj më shumë besim në aftësitë e mia.”

“Learnio më ndihmoi të kuptoj marketingun digjital në mënyrë praktike dhe të ndërtoj më shumë besim në aftësitë e mia.”

Nëse ke menduar të mësosh Video Editing, të krijosh content profesional, të ndërtosh portfolio dhe të hapësh mundësi për punë nga kudo, ky është momenti yt.
Aplikimet mbyllen më 1 Gusht. Kursi fillon më 25 Gusht.